Aleksander PECI




Emer, Mbiemer: Aleksander PECI Vendi i Lindjes : Tirane

Data e lindjes: 11/07/1951

Pershkrimi i jetes:

PEÇI Aleksandër(1951).
Kompozitor dhe veprimtar i muzikës, "Artist i merituar".
Lindi në Tiranë. Kreu studimet për kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve. Ka punuar si kompozitor në Estradën e Shtetit (1977–1979), udhëheqës artistik i ASHKVP (1979–1986), kompozitor në krijimtari të lirë (1989–1991) dhe pedagog në Akademinë e Arteve.
Ka kompozuar në të gjitha format e gjinitë e muzikës: këngë, muzikë dhome, simfonike, skenike (si baleti “Kecat dhe ujku”, opera “OIRAT”) e deri elektroakustike. Është autor i një numri të konsiderueshëm pjesësh për kinematografinë, si muzika e filmave: “Gjeneral gramafoni”; “Dasma e Sakos” etj., një pjesë të të cilave i ka rimodeluar si krijime pianistike. A.P. është një ndër protagonistët e zhvillimeve të reja muzikore shqiptare pas v. ’90, bashkëthemelues i shoqatës “Muzika e Re Shqiptare” (1993) dhe President i parë i saj.
Në kuadrin e veprimtarive të shoqatës realizoi një korpus të madh veprash dhe angazhimesh të tjera profesionale në Shqipëri dhe në botën e jashtme, si pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës së Re në Seul, prodhimi i një CD-je në SHBA etj. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë interpretuar dhe kanë pasur një varg transmetimesh radiofonike në disa vende të botës.

Famir Hysi


Bibliografia:

FESH, Tirane, 2011


Informacione te tjera:

Kompozitor shqiptar i cili e ka mbeshtetur krijimin e gjuhes se tij muzikore mbeshtetur gjeresisht mbi muziken iso-polifonike. Permendim ne menyre te vecante muzikat e filmave si "Toke e Pergjakur", "Gjeneral Gramafoni" etj si dhe ne krijimtarine muzikore simfonike e instrumentale, permendim posacerisht operen "OIRAT"-2002. Ka publikuar CD-e "Albanian LAment" dhe "The broken Songs".

Shih me shume www.aelfior.com dhe
http://www.youtube.com/user/AleksanderPeci/featured


Aktiviteti ne isopolifoni: